“Ekspozitë – Art në park” te Kopshti Zologjik

Bota e të vegjëlve me art në skulpturë!
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës sjellin ekspozitën “Art në Park” mbi veprën e artistit Henri Mimani me punime nga fëmijë skulptorë.
Vepra me titull “Materializimi i Ëndrrës” e paraqitur figurativisht me monologun e dy gjirafave të cilat krijojnë një gjëndje iluzive në dualizmin e shpresës që nuk mbaron, e cila në rastin e njërës prej figurave shuhet me ikjen dhe rikrijohet me ardhjen. Ëndërr kjo e artistit që në fëmijëri, për të qënë përballë një gjirafe në një Zoopark. Nxitojmë të rritemi, ndërsa ruajmë fëmijën brënda nesh.
Artisti dhe fëmijët do të jenë të ekspozuar ndaj njëri-tjetrit për të ilustruar me fjalë se cila do të ishte një ëndërr të cilën do të donin ta materializonin në një formë tre dimensionale “skulpture”. Fëmijët të përfshirë në shumëllojshmëri të gjerë të artit, shfletimi i librave te artit, vizitat ne ateljen e skulptorit, bashkëveprimi me duart dhe idetë e njëritjetrit dhe më e rëndësishmja vetë artisti do jetë duke materializuar ëndrrën e tij me ndihmën e artistëve të vegjël.
Datë 3 dhe 4 dhjetor, në Zoo Park!

Tags:

Date

03 - 04/12/2022
Aktivitete të Përfunduara

Time

10:00 - 10:00

Cost

Hyrje e lire

Location

Kopshti Zoologjik
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart