Ekspozitë për Zef Jubanin te “Biblioteka Kombëtare” Tiranë

Ekspozitë me rastin e 145-vjetorit të ndarjes nga jeta të rilindësit Zef Jubani

Më datën 1 shkurt, në përkujtim të 145-vjetorit të ndarjes nga jeta të rilindësit Zef Jubani, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë çel një ekspozitë që vendos në fokus veprimtarinë e tij politike, ekonomike, gjuhësore dhe folkloristike përmes librave, artikujve dhe studimeve mbi figurën shumëdimensionale të tij.

Në këtë ekspozitë, vizitorët do të kenë po ashtu mundësinë të shohin nga afër dorëshkrimet e Zef Jubanit, shkruar në italisht, mbi shpellën e Golem-Jubanit në krahinën e Shkodrës dhe që ruhen në fondin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Date

01/02/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

11:00

Location

Biblioteka Kombetare
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart