
Festivali i filmit “Movies that matter”
Si traditë vjetore, Ambasada e Holandës feston Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor. Në kuadër të kësaj dite të rëndësishme, Ambasada u ofroi organizatave të shoqërisë civile, institucioneve akademike dhe palëve të tjera të interesuara mundësinë për të shfaqur disa filma/dokumentarë që nxisin debatin për të drejtat e njeriut, qëndrueshmërinë dhe luftën për drejtësi. Këta filma janë përzgjedhur me kujdes nga organizata holandeze @moviesthatmatterfestival.