“Festivali i Video Arkivës Shqiptare” te Kinema “Maks Velo” Laprakë

u prezantojmë me Festivalin e Video Arkivës Shqiptare 🎥🎬, një festival i cili do të zhvillohet gjatë datave 📆 13-17 maj për hapjen e kinemasë “Maks Velo”!
Festivali i Video Arkives Shqiptare synon të sjellë për publikun e gjerë një panoramë të pasur të evolucionit të Shqipërisë në më shumë se 100 vite. 🇦🇱
Nëpërmjet prezantimit të materialeve video, të cilat do të mundësohen nga figura me rëndësi për historikun shqiptar, si edhe aplikantët pjesëmarrës në këtë festival, synojmë të rikthejmë kujtesën kolektive dhe të ndërtojmë një dialog të hapur rreth historisë së vendit tonë, si edhe ndërgjegjësimin për ruajtjen e arkivave personale në mënyrë efiçente.🗃️

Kategoritë e Videove në Festival, nga të cilat aplikanët e interesuar mund të zgjedhin janë:

-Materiale Familjare
-Kronika Televizive
-Arkiva Filmike
-Dëshmi Pamore
-Video të xhiruara me celular

Ju ftojmë të bashkoheni në këtë udhëtim nostalgjik dhe të kontribuoni në ndërtimin e një kujtese të përbashkët kolektive, një kujtesë e cila do të kalohet brez pas brezi!

Date

13 - 17/05/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00 - 19:00

Location

Kinema "Maks Velo" Laprakë
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart