Film “Atlas” di Niccolò Castelli – XXII Settimana della lingua italiana nel mondo
E apasionuar pas ngjitjeve në mal, Allegra bëhet viktimë e një sulmi terrorist që i kushtoi jetën miqve të saj. E dërrmuar prej frikës nga të tjerët dhe dëshirës për hakmarrje, ajo tërhiqet në vetmi. Të dashurit e saj janë të pafuqishëm për ta ndihmuar. Kështu, për të shijuar sërish jetën, Allegra duhet të ndërmarrë një luftë të gjatë me veten. Në këtë kontekst, takohet me Aradin, një refugjat i ri nga Lindja e Mesme. Për të, rifitimi i besimit tek i ndryshmi, mbetet pengesa më e vështirë për t’u kapërcyer.