Filmi “Ftesa” te Kinema “Maks Velo” Laprakë

Më 21 Nëntor, në Ditën Kombëtare Kundër Bullizmit, do të organizojmë një aktivitet të veçantë në Kinema “Maks Velo”, në orën 17:00, ku do të shfaqet filmi i shkurtër “Ftesa” 🎥, që trajton ndikimin e bullizmit dhe rëndësinë e mbështetjes për të rinjtë.

Në këtë ngjarje, do të mblidhen psikologë, gazetarë dhe institucione arsimore për një brainstorming mbi mundësitë dhe zgjidhjet që mund të ofrojmë për të krijuar një shoqëri mbështetëse dhe pa bullizëm.

Aktiviteti do të jetë një mundësi për të diskutuar dhe ndarë mendime profesionale mbi mënyrat më efektive për të luftuar bullizmin dhe për të promovuar vlera të tilla si mirësia dhe mbështetja brenda shoqërisë.

Ju ftojmë të bashkoheni me ne në këtë nismë të rëndësishme dhe të kontribuoni për një shoqëri më pozitive! 💬

Date

21/11/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

17:00

Location

Kinema "Maks Velo" Laprakë
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart