
Filmi “I, Daniel Blake” te “Tek Bunkeri” Tiranë
Ju ftojmë të na bashkoheni ditën e martë, për shfaqjen e filmit “I, Daniel Blake”, në hapësirat e Tek Bunkeri😊!
“I, Daniel Blake”, një film tronditës nga Ken Loach, sjell historinë e një njeriu të zakonshëm që përballet me padrejtësinë e një sistemi burokratik që i mohon dinjitetin dhe të drejtat themelore. Nëpërmjet betejës së tij personale, shfaqet një pasqyrë e ashpër e mënyrës se si pushteti mund të shtypë individin.
Një histori që na fton të reflektojmë mbi padrejtësinë dhe fenomenet që krijojnë terrenin për korrupsion dhe abuzim në shoqëri.
Ju mirëpresim:
🗓️ 04 shkurt
📍 Tek Bunkeri
🕛 19:00
