Filmi “Into the Beat – Dein Herz tanzt” në Pogradec

Ëndrra e madhe e balerinës jashtëzakonisht të talentuar Katya është të studiojë me anë të një burse në Akademinë e Baletit të Nju Jorkut. Plot energji, ajo përgatitet për audicionin dhe shanset e saj duken mjaft të mira. Por ajo takon një grup kërcimtarësh në rrugë – dhe ndez këtë formë kërcimi që nuk e ka njohur kurrë më parë: e lirë nga rregullat, plot pasion dhe emocione. Përveç kësaj, ajo dashurohet me balerinin e ndrojtur të hip-hopit Marlon. Bashkë me të ajo dëshiron të marrë pjesë në një audicion të trupës së kërcimit të rrugës me famë botërore Sonic Tigers. Rikthimi në botën strikte të baletit i duket asaj e pamundur. Por për këtë, së pari ajo duhet të bindë babanë e saj Victor – një balerin i famshëm, për të cilin karriera e vajzës së tij ka qenë prej kohësh e qartë.
Ky aktivitet organizohet nga Goethe-Zentrum Tirana në bashkëpunim me Ambasaden Gjermane dhe Bashkine Pogradec.

Date

21/10/2022
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00

Cost

Hyrje e lirë

Location

Pogradec
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart