
Filmi “Kejsi dhe Tea” te Qendra Rinore “Atelie” Shkodër
#KinemajaNëRajone | “TEA & KEJSI” 🎞️
📌 Qendra për Hapje dhe Dialog #Shkodër, në kuadër të programit “Kinemaja në Rajone” shfaq filmin e shkurtër të dy 🎬 regjisoreve të reja Jonida Koçi dhe Kristina Rushiti.
🎥 “Tea dhe Kejsi” janë dy studente kinematografie, të cilat po punojnë për filmin që duhet të realizojnë në mbyllje të vitit akademik. Secila me mendime të ndryshme mbi temën se çfarë e bën një film të mirë. Njëra është e fokusuar tek përmbajtja dhe tjetra fokusohet tek teknika, por pas një udhëtimi në Kalanë e Ndroqit – Tiranë, të dyja vajzat zbulojnë më shumë mbi filmin, por dhe mbi miqësinë.
🗓️ 30 Maj 2024, ora: 12:00
📍 Qendra Rinore “Atelie”
🎫 Hyrja e lirë
