“Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj”

📚THIRRJE PER APLIKIM: “Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj” 📕
Jeni autor i ri, dhe keni ende në dorëshkrime krijimet tuaja të para! Kjo thirrje është një mundësi për ti sjellë ato në një libër.
Nëpërmjet këtij fondi, QKLL-ja synon të promovojë letërsinë e re shqipe, duke u ardhur në ndihmë autorëve të rinj shqiptarë për të botuar dhe për t’u bërë pjesë e një hapësire më të gjerë njohjeje përballë lexuesit.
📚
INFORMACION I PËRGJITHSHËM
📚
Thirrja u drejtohet lëvruesve të poezisë dhe prozës nga mosha 18 deri 35 vjeç.
📚Aplikimi kryhet nga një botues i pajisur me licencë përkatëse, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
Shuma e financimit për mbështetjen e procesit krijues të veprës, do t’i paguhet drejtpërdrejt botuesit.
Aplikimi fillon më datën 01.02.2025 dhe përfundon në datën 01.03.2025, ora 16:00.
📚
Nëse dokumentacioni nuk është i plotë, aplikimi nuk do të merret në shqyrtim për fazën përzgjedhëse.
Aplikimet do të dorëzohen në formë të printuar, dorazi ose në rrugë postare, në zyrën e Protokollit të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit brenda datës 01.03.2025, ora 16:00, në adresën elektronike: info@qkll.gov.al dhe atë postare: Rruga “Papa Gjon Pali II”, nr. 1010, Tiranë, Shqipëri.
📚
Për informacione të mëtejshme, mos ngurroni të na shkruani në: info@qkll.gov.al Klikoni në : https://qkll.gov.al/?p=11050

Date

01/02/2025 - 01/03/2025
Në zhvillim

Time

08:00 - 16:00

Location

Qendra e Librit
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart