Ikonat mariane në Muzeun Historik Kombëtar
🎄 Ekspozita “Ikonat mariane në Muzeun Historik Kombëtar” në Berat 🎨
Muzeu Historik Kombëtar, në bashkëpunim me Qendrën Muzeore Berat, ju fton në çeljen e ekspozitës fotografike:
✨ “Ikonat mariane në Muzeun Historik Kombëtar” ✨
Në këtë ekspozitë do të shfaqen disa nga ikonat më të bukura kushtuar Shën Mërisë, krijime të autorëve të shquar të traditës sonë ikonografike, që janë pjesë e fondit tonë muzeor.
📅 Data: 18 Dhjetor 2024
🕚 Ora: 11:00
📍 Vendndodhja: Muzeu Kombëtar i Ikonografisë “Onufri”, Berat
🎁 Le të bashkohemi për të përjetuar së bashku këtë atmosferë të veçantë, duke vlerësuar trashëgiminë tonë kulturore në prag të Krishtlindjes.
Ju mirëpresim!
#MuzeuHistorikKombëtar #MuzeuOnufri #EkspozitaIkonatMariane #TrashëgimiaKulturore #Krishtlindje2024