Date

07 - 12/03/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

11:00 - 18:00

Location

Sheshi Skënderbej

Instalacioni “Mozaiku i Zërave” në Tiranë

Pas mbledhjes së historive nga të mbijetuarit dhe mbijetuarat e dhunës, Grupi SOS, një nga grupet fituese të Bootcamp-it “Ndryshimi fillon me ty”, do të hapë për publikun instalacionin “Mozaiku i Zërave”. Ky instalacion do të vendoset në Sheshin Skënderbej nga data 7 deri më 12 mars dhe do të sjellë zërat e atyre që kanë përjetuar dhunë dhe/ose ngacmim seksual.

Përmes dëshmive të ndara në mënyrë anonime, mozaiku krijon një hapësirë për reflektim, ndërgjegjësim dhe solidaritet, duke e kthyer çdo histori në një thirrje të fuqishme për ndryshim.

Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj nisme që synon të thyejë heshtjen dhe të krijojë një shoqëri më të drejtë dhe të sigurt për të gjithë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart