Date

19/03/2025
Në zhvillim

Location

Salla Black Box

Çmimi

Hyrje e lirë

International Albanian Brass Festival, edicioni i 10-të te Universiteti i Arteve

Pershendetje të dashur miq.
Jemi të lumtur tju njoftojmë hapjen e edicionit të 10-të të “International Albanian Brass Festival”.
10 vite plot sfida, sacrificë, netë pa gjum, por gjithashtu gjatë këtyre edicioneve patëm mundësi të njohim mbi 150 artistë të ardhur nga vënde të ndryshme si: Australi, Kosovë, USA, Rusi, Austri, Itali, Meksikë, Izrael, etj. Patëm mudësi të njohemi me kultura dhe muzikë të ndryshme, por gjithashtu edhe të përçojme muzikën dhe artin tonë nëpërmjet tyre edhe në vendet nga vijnë apo më gjerë.
Këtë edicion të 10-të do ta festojmë me një ansambël Vienez, i quajtur “Alfa Triangle”. Ky ansambël i inspiruar nëpërmjet imazheve të teleksopit, i ka kthyer imazhet e marra në tinguj magjik. Përveç koncertit, do të mbahet edhe një workshop pranë Universiteit të Arteve për të gjithë studentët dhe të apasionuarit rreth istrumenteve të perkusionit por gjithashtu edhe në teknikat e improvizimit dhe interpretimit ne muzikën jazz
Jeni të mirëpritur:
Dt.19.03.25 ora 09:30 pranë sallës së koncerteve “Black Box” – Universiteti i Arteve
Dr.19.03.25 ora 18:00 pranë sallës së koncerteve “Black Box” – Universiteti i Arteve

Ky aktivitet orgaizohet nga shoqata “Artistet Interpretë” dhe mbështetet nga Ambasada Austriake ne Shqiperi, Raiffeisen Bank dhe Universiteti I Arteve.

Drejtor Artistik – Ilir Kodhima

Stay tuned for more info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart