Java e Dokumentarëve te “Tek Bunkeri” Tiranë

Tek Bunkeri në kuadër të projektit “VOICED” organizon Javën e Dokumentarëve, që do të zhvillohet nga data 13-17 Janar, për të gjithë të apasionuarit pas filmit dhe historisë. Ky projekt synon të ndërgjegjësojë dhe edukojë shoqërinë mbi padrejtësitë historike të periudhës së errët të diktaturës në vendin tonë, duke trajtuar dhe rastet e personave të zhdukur.

Java e dokumentarëve do të zhvillohet në ambientet e Tek Bunkerit, ku çdo ditë do të shfaqen një ose disa seri dokumentarësh të shkurtër, të prodhuar nga organizata partnere. Pas çdo shfaqjeje, eventi do të shoqërohet me diskutime dinamike dhe tejet interesante me të ftuar specialë, si regjisorë, skenaristë, përfaqësues të shoqërisë civile, familjarë dhe dëshmitarë të rasteve të personave të zhdukur.

Këto diskutime synojnë të hedhin dritë mbi pasojat që sistemi i diktaturës solli në shoqërinë tonë, duke prekur aspekte të ndryshme të saj, si dhe të inkurajojnë publikun për ndërgjegjësim dhe reagim ndaj fenomeneve dhe masave të tilla.

Eventi do të nisë çdo ditë në orën 18:30 dhe hyrja është e lirë për të gjithë të interesuarit. Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj paraprakisht përmes linkut në bio ose duke na kontaktuar në DM.

Ju mirëpresim!

Date

13 - 17/01/2025
Në zhvillim

Time

18:30 - 18:30

Location

Tek Bunkeri
Kategorite

Organizer

"Tek Bunkeri", Tiranë
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart