Java Kulturore Hungareze – Mbrëmje muzikore e vallëzimi në Tiranë
Një Mbrëmje e Veçantë e Muzikës dhe Vallëzimit!🌟💃🏻🕺🏻🎶
Ju ftojmë të përjetoni dy evente muzikore me Kuartetin e Violinave “Friends” – Ramazan Peku, Miron Peku, Etleva Katroshi dhe Jona Bodinaku.✨🎻
📅 Më 4 Shtator, në sallën Anvi Mula, do të keni mundësinë të shijoni një performancë të veçantë të muzikës klasike hungareze. Përgatituni të përjetoni emocionet e muzikës klasike, e cila është e njohur botërisht për ndikimin dhe impaktin e saj të thellë në muzikë. 🎼Në këtë mbrëmje, harmonia e instrumentave do të gjejë përsosmëri në kompozim dhe ekzekutim.😍Për ta bërë këtë përvojë edhe më të bukur, grupi hungarez i vallëzimit Szinvavölgyi do të shtojë energji dhe ritme të veçanta në performancën e mbrëmjes.💃🏻🕺🏻🎶
📅 Më 6 Shtator, në majën e Piramidës së Tiranës, përmbyllni Javën Kulturore Hungareze me një koncert të mrekullueshëm ndërsa dielli perëndon mbi qytet. 🫠😍
Kjo është një mundësi unike për të shijuar muzikën klasike hungareze dhe për të përjetuar atmosferën magjepsëse të qytetit nga lart. 🌅✨
Mos e humbisni këtë mundësi për të përjetuar kombinimin e muzikës klasike dhe atmosferës në dy evente shumë interesante! 🎶💫