Java Kulturore Meksikane – Skulptura Alebrije “Fëmija Monarka”
Skulptura Alebrije “Fëmija Monarka” është krijuar për të festuar 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë 🇦🇱 dhe Meksikës 🇲🇽.
Ky projekt artistik simbolizon miqësinë mes dy popujve përmes një dhie shqiptare 🐐 dhe një fluture monark 🦋, duke bashkuar elemente nga traditat kulturore të të dy vendeve. Ngjyrat akrilike, motivet e artizanatit shqiptar dhe qëndisja Otomi meksikane krijojnë një vepër unike që mishëron unitetin dhe lidhjen e thellë mes Shqipërisë dhe Meksikës! 🌍🤝