
KafeKokoshka te “Destil Creative Hub” Tiranë
KafeKokoshka po ndodh perseri!💘
Bulevardi këtë vit ka ftuar artistin Genny Petrotta të prezantojë një sërë veprash të prodhuara rreth filmit të saj Mamma Perdonami / Mëma Më Fal (2023) të zhvilluar në fshatin e saj të origjinës, Piana degli Albanesi, në Siçili. Kjo vepër avangarde riimagjinon një moment të harruar tragjikisht në dhjetor 1944, kur revolucionarët arbëreshë krijuan shkurtimisht një republikë fshatare malore.
Në dialog me Kinematekën Shqiptare, Genny zgjodhi të ftonte Fatmir Kocin të cilin e takoi në vitin 2007 në qytetin e saj të lindjes, teksa ai po xhironte esenë e tij dokumentare Via Mare Adriatico. Ky dokument i shfaqur rrallë nxjerr në pah përpjekjen e regjisorit për të kuptuar arbëreshët, duke bërë rrugën e tij nëpër fshatrat siciliane dhe duke parë filma të vjetër komunistë të xhiruar në komunitetin etnik shqiptar.
Genny Petrotta dhe Fatmir Koci do të jenë të pranishëm për të marrë pjesë në një diskutim me drejtoreshën e Kinematekës Shqiptare, Iris Elezi.
Kafe dhe Kokoshka do te serviret!
Hajde!⛸️
