Klubi i Librit “Dua” – “Qytetet e padukshme” nga Italo Kalvino
Takohemi për të folur rreth 📖 “Qytetet e Padukshme” nga Italo Calvino më 2️⃣9️⃣ Tetor, ora 18:30 në ambientet e Qendrës DUA.
“Qytetet e Padukshme” nga Italo Calvino është një roman filozofik dhe imagjinar, ku eksplorohet natyra e qyteteve dhe përvojës njerëzore.
Në libër, Marco Polo përshkruan një seri qytetesh fantastike dhe të pabesueshme për perandorin Kublai Khan. Secili qytet ka karakteristika të veçanta dhe simbolika të thella, duke reflektuar mbi kohën, kujtesën, dëshirat dhe hapësirat urbane.
Libri nuk është një rrëfim linear, por një koleksion refleksionesh poetike që shtyjnë lexuesin të mendojë për mënyrën se si ndërtojmë dhe perceptojmë botën rreth nesh.
Një pasdite mes miqsh & librave 📚. Ju mirëpresim!