Date

13/03/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

Koncert i Ansamblit Popullor “Brez pas brezi” te TKOB

Brezi pas brezi e trashëgojmë traditën e këngës dhe valles shqiptare!🇦🇱

Në kuadër të projektit “Edukim përmes Artit”, Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve ka përcjellë për muaj me radhë vlerat e kulturës dhe traditës shqiptare tek brezi i ri.

✨Në përmbyllje të këtij programi, artistët e Ansamblit Popullor, së bashku me brezat e rinj të talentuar, do të sjellin në skenën e TKOBAP-së një mbrëmje kushtuar pasurisë sonë folklorike.

🎶Nga Veriu në Jug, tradita do të bashkojë në një skenë të vetme; Shkollën Kombëtare të Baletit, Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Shkollën “Qemal Stafa”, Shkollën “Ismail Qemali”, Shkollën “Gramoz Palushi”, International Dance Academy Albania, Virtuozët e vegjël, ALBA FOLK, Liceun Artistik “Jordan Misja”, trupën e valles dhe korin e Ansamblit Kombëtar.

🪄Një mbrëmje e veçantë, ku arti dhe tradita vijnë së bashku për të vijuar brez pas brezi!

🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10

Ju mirëpresim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart