
Koncert nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura me pianiste Silva Skënderi
Më datë 27 janar 2025, Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura (OSFA) do të hapë sezonin artistik të vitit me një koncert simfonik që do të zhvillohet në sallën qendrore të Universitetit të Arteve.
Koncerti do të drejtohet nga një dirigjent i njohur, Jean Michel Ferran.
Pjesë e koncertit do të jetë edhe Silva Skënderi, e cila do të interpretojë si soliste në koncertin për piano të Beethoven-it.
Ditën e hënë, ora 19.00.
📍Universiteti i Arteve
