Date

16/03/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

Koncerti Instrumentalo-Simfonik “Bota e Re” te TKOB

Pranvera sjell në skenë kryeveprat më të njohura të kompozitorëve botërorë si Glinka, Tchaikovsky dhe Dvořák me koncertin Instrumentalo-Simfonik “Bota e Re”.

🎻 Këtë herë, TKOBAP-ja mirëpret violonçelistin e talentuar shqiptar, Klaudio Zoto, i cili vjen nga Gjermania për të sjellë një interpretim magjepsës dhe plot emocion në Tempullin e Artit Shqiptar.

🔥 Uvertura nga “Ruslan and Lyudmila” e Glinka do të jetë një hapje shpërthyese, plot energji dhe virtuozitet, e cila përgatit skenën për një vijim emocionues me Variacione mbi një temë Rococo nga Tchaikovsky, një vepër që ndërthur elegancën dhe ndjeshmërinë në tingujt e violonçelit.

🌍 Simfonia nr. 9 “Bota e Re” nga Dvořák
Një simfoni që mbart nostalgjinë e së kaluarës dhe shpresën për një të ardhme më të ndritur.

🎼 Me interpretimin e Orkestrës Simfonike të TKOBAP-së, nën dirigjimin e Sergio Alapont, ju presim në një mbrëmje ku muzika flet vetë dhe çdo notë rrëfen një histori!

🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10

Ju mirëpresim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart