
Koncerti “Mundësi pa kufi” te TKOB
🫂Me synimin për ta bërë Teatrin e Operës dhe Baletit sa më gjithëpërfshirës, duke i dhënë mundësinë çdo artisti të ri për t’u promovuar, do të sjellim koncertin “Mundësi pa kufi”, të kompozitores së re, Blerina Shalari.🎹
🤝Mbështetur nga fondacioni “Down syndrome Albania”, nën moton “Argëtim, Edukim dhe Integrim”, shfaqja muziko-teatrale “Mundësi pa kufi”, 🎶 është ideuar për të sjellë në skenën shqiptare, artin pa kufi si dhe skenën pa bariera.
🫶Kjo shfaqje përfshin artistë me prirje të veçanta që do të interpretojnë muzikë dhe dramë me artistë të njohur.
🕊️🫂Mesazhet që përciell ky koncerti i integruar i adresohen solidaritetit, integritetit, besimit dhe paqes, për të ndërtuar një shoqëri tolerante dhe të gjithëpranuar.
🎟️Mos mungoni, më 28 janar ora 19:00!
