Konkursi “Pyet Gjyshërit” edicioni 7
@idmc.al në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer @kas.albania dhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, ka kënaqësinë të shpallë hapjen e konkursit kombëtar “Pyet Gjyshërit” për edicionin e tij të shtatë.
📍Me temën e këtij viti “Më trego Shqipërinë tënde”, konkursi fton të rinjtë nga e gjithë Shqipëria të eksplorojnë dhe të ndajnë histori nga trashëgimia kulturore e vendit të tyre, duke përdorur fotografi historike si burim frymëzimi.
📍Ky konkurs ka për qëllim të nxisë brezat e rinj që të eksplorojnë historinë dhe trashëgiminë e tyre familjare, duke krijuar lidhje ndërmjet brezave dhe duke ruajtur kujtimet e së kaluarës përmes një qasjeje kreative dhe edukative.
📸 Si mund të marrësh pjesë? Zgjidh një fotografi historike, trego një histori që lidhet me trashëgiminë kulturore dhe na befaso me kreativitetin tënd përmes:
Punimeve të shkruara
Projekteve multimediale
Ekspozitave fotografike
Artit vizual
Eseve fotografike ose fotografive të realizuara nga ju si një reflektim i ngjarjeve të rëndësishme historike.
🔎 Kush mund të marrë pjesë?
Të rinjtë e moshës 14-21 vjeç nga i gjithë vendi.
📅 Afati i fundit për aplikime: 25.01.2025
Për më shumë informacion rreth konkursit dhe udhëzimet për aplikim, ju lutemi të vizitoni faqen tonë zyrtare: https://www.idmc.al/pyet-gjysherit-7/