
“Mbi peisazhe uji” nga “Was Bleibt Kollektiv nga Gentian Doda”
“Mbi peizazhe uji”
Frymëzuar nga forca primare e etjes, “Mbi peizazhe uji” nga ‘was bleibt kolektiv | Gentian Doda’ është një performancë kërcimi bashkëkohor që eksploron aspekte simbolike dhe emocionale të ujit. Nëpërmjet lëvizjes, ajo pasqyron fluiditetin, ripërtëritjen dhe thelbin transformues të ujit, duke mishëruar tensionin midis fuqisë dhe brishtësisë.
Performanca do të vijohet nga një bashkëbisedim me artistët e ‘was bleibt kolektiv | Gentian Doda’ dhe Gökhan Tuncer (drejtor i Heinrich Böll Stiftung Tirana), mbi procesin krijues të “Mbi peizazhe uji” dhe lidhjen e saj me çështjet sociale të ujit të pijshëm dhe barazisë së ujit në Shqipëri.
– 29 Janar
– 19:00
– Teatri Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli
Ky event është pjesë e #SwissCulturalWeek nga @swissculturalfund.al . Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, zbatuar nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership CBTL.
