“Mbledhja në natyrë në skajet e kapitalizmit” te “Shtëpia e Antropologjisë” Tiranë

Mbledhja në natyrë në skajet e kapitalizmit

Nga: Marlen Eckstein, Matjaž Pinter, Pauline Prückner, Ronald Qema, Ben Reiss, Martin Saxer, Sina Weber

Grupi kërkimor mbi mbledhjen në natyrë i Qendrës Rachel Carson për Mjedisin dhe Shoqërinë në e Universiteti i Mynihut, paraqet, në këtë prezantim projektin e ri kërkimor.
Mbledhja në natyrë, e kuptuar gjerësisht si praktika e mbledhjes, vjeljes dhe grumbullimit, është një fenomen global i kohëve moderne. Në Tibet dhe Nepal, grupe të shumta mbledhësish në natyrë ngjiten në male çdo pranverë për të gjetur yartsagunbu – një kërpudhë e rrallë në formë krimbi që është më e çmuar se ari; në periferitë e qyteteve të Evropës dhe gjetkë, mbledhësit grumbullojnë ushqime cilësore si një akt kundër konsumizmit dhe shijes së varfëruar prej bujqësisë industriale; ndërsa në malet e Shqipërisë, familjet mbledhin bimë mjekësore që më pas i shesin duke u bërë pjesë e zinxhirit të furnizimit në industrinë farmaceutike globale.
Në një epokë kur ëndrra e klasës së mesme, e bazuar në një punë të qëndrueshme dhe me pagë fikse, duket më e paarritshme, ndoshta e padëshirueshme më, mbase të dyja bashkë – mbledhja në natyrë kthehet në një strategji ekonomike të rëndësishme dhe një formë ndërtimi marrëdhëniesh me cfarë na rrethon.
Për të kuptuar ndërthurjet mes mbledhësve në natyrë dhe mjedisit të tyre, ky projekt përdor metoda audio-vizuale të cilat vendosen mes kufinjëve të kërkimit etnografik dhe dokumentarit bashkëpunues në prodhimin e filmit.

Date

18/11/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

16:30

Location

“Shtëpia e Antropologjisë” Tiranë
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart