“Messa Da Requiem” nga Verdi në TKOBAP

⚜️“Messa Da Requiem” është një vepër unike për kor, solistë dhe orkestër e Giusepppe Verdi-t e cila u vu në skenë për herë të parë në vitin 1874 dhe i është kushtuar poetit dhe novelistit Italian Alessandro Manzoni.

⚜️“Messa Da Requiem” nuk është një vepër ekskluzivisht muzikore, por trajton tema të rëndësishme mbi spiritualitetin, kërkimin e bestimit të humbur, frikës nga vdekja etj.
Requiem shquhet për strukturën e saj unike muzikore, për fuqinë ekpresive dhe mbase gjatë kompozimit të saj, Verdi i kërkonte Krijuesit t’i dilte për Zot fëmijëve të tij, që sipas tij i krijoi me aftësinë për të dashuruar, por edhe për të vuajtur.

⚜️“Messa Da Requiem” vjen për herë të parë në skenën e TKOB në datat 21 dhe 22 Tetor, ora 20:00.

🏷 Biletat shiten çdo ditë në sportelin e TKOB, nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00.
🏷 Biletat kushtojnë 800 dhe 1000 lekë

Tags:

Date

21 - 22/10/2022
Aktivitete të Përfunduara

Time

20:00

Cost

800 lekë

Location

Qender

Organizer

Teatri i Operas dhe Baletit
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart