
“Micro-Folie Tiranë” te Piramida
Lajmërim i rëndësishëm! 📣
📅 Datë: 10 Qershor
⏰ Ora: 12:00
📍Piramida e Tiranës
🎉 Po ri-sjellim në Tiranë një hapsirë tê jashtëzakonshme për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë! 🎉
🌟 Micro-Folie Tirana 🌟 është projekti i ri i Agjencisë së Industrisë Kreative dhe Bashkisë së Tiranës dhe Ambasadës Franceze në Tiranë. Ky muze digjital vjen kësaj here përgjithmonë, si një bashkëpunim i veçantë dhe është pjesë e projektit të famshëm francez Micro-Folie, i cili tashmë është i pranishëm në shumë vende të botës.
🎨 Do të keni mundësinë të eksploroni një koleksion të pasur të artit, të shihni ekspozita virtuale dhe të hyni në botën e teknologjisë së përparuar. Në Micro-Folie Tirana, do të përjetoni emocione të pazakonta dhe do të krijoni kujtime të pashlyeshme.
🤩 Ju ftojmë të bashkoheni në hapjen e madhe të këtij muzeu të jashtëzakonshëm! Mos harroni të sillni miqtë tuaj dhe familjen për të ndarë këtë eksperiencë fantastike. Sigurohuni që të jeni , në datën 10 Qershor, ora 12:00 në Piramidën e Tiranës.
📸 Ndani momentet tuaja më të bukura në këtë muze unik dhe përdorni hashtag-un #MicroFolieTirana për të na lejuar të shikojmë aventurat tuaja.
