“Netët e Filmit në Qytetin Studenti”
🎬 Netët e Filmit në Qytetin Studenti 🎬 | 10 – 13 Qershor
▪️Jemi të lumtur të njoftojmë se do të organizojmë për herë të parë “Netët e Filmit në Qytetin Studenti” në Tiranë. Filmat e përzgjedhur të cilët do të kemi rastin t’i ndjekim, eksplorojnë një sërë temash, nga përplasjet sociale deri tek ato ideologjike, duke vënë në fokus konflikte ndërbreznore, klasore apo politike.
▪️Me sjelljen e këtyre konflikteve të fuqishme në ekran, kjo seri filmash shërben si një mundësi e mirë për të ngritur pyetje kritike dhe nisur diskutime kuptimplota rreth temave të portretizuara apo rëndësisë së tyre në kontekstin tonë.
▪️Për më tepër, përvoja e përbashkët e të parit filma krijon një hapësirë të veçantë sociale, ku individë, edhe pse shumë të ndryshëm, bëhen bashkë për të përjetuar diçka që i nxit të ndiejnë, të mendojnë e ndoshta të reflektojnë në një mënyrë të caktuar.
Ju ftojmë t’i bashkoheni studentëve në Qytet Studenti në datat 10-13 Qershor, duke filluar nga ora 20:00. Fto edhe një shok/shoqe! 🍿🎥