
Pazari i Vjetër i Tiranës: Në zgrip të së vërtetës
Pazari i Vjetër i Tiranës: Në zgrip të së vërtetës
Ky projekt synon të hedhë dritë mbi historinë dhe rëndësinë kulturore të Pazarit të Vjetër të Tiranës, bazuar në materiale arkivore dhe kërkime në terren dhe biblioteka institucionale. Një libërth me ese, ilustrime, dokumente arkivore, foto historike të pa publikuara më parë dhe rindërtim kartografik, që rikrijojnë fytyrën e Pazarit, së bashku me një ekspozitë me veprat artistike të zhvilluara gjatë këtij studimi e filmime historike, kërkon të nxisë reflektimin mbi historinë urbane të Tiranës.
Prezantimi i librit do të shoqërohet me një bashkëbisedim me ekipin krijues të botimit, duke i dhënë publikut mundësinë për t’u përfshirë më thellë me temën.
Autorë: Anna Shkreli, Arba Baxhaku, Alen Bejko.
Redaktorë: Anna Shkreli, Alen Bejko.
Artiste: Klea Muçeku.
Korrektimi: Antonela Pepkolaj.
Kërkimet arkivore: Anna Shkreli, Sokol Çunga
6 shkurt
19:00
Librari Valentini
Ky event është pjesë e #SwissCulturalWeek nga @swissculturalfund.al. Një projekt i Agjencisë Zvicerane
për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, zbatuar nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership CBTL.
