“Pra, pse je akoma singëll?” nga Arlinda Reçi
PRA, PSE JE AKOMA SINGËLL?
Ejani të kalojmë një natë ndryshe, në të cilën nuk është Arlinda ajo që ka fjalën e fundit—këtë herë jeni ju! Një mbrëmje ku publiku ka rolin kryesor, një hapësirë ku mund të flisni lirshëm, të ndani mendime, dhe të pyesni veten (dhe njëri-tjetrin) për gjithçka që ju vjen në mendje.
Një mbrëmje për të reflektuar mbi pikëpamjet tuaja, për të dëgjuar ide të reja dhe për t’i parë gjërat nga një këndvështrim tjetër. Në fund, synimi është që të qeshim bashkë, ashtu siç bëjmë me miqtë tanë të ngushtë, vetëm se këtë herë miqtë janë shumë më të shumtë në numër, dhe atmosfera shumë herë më e çliruar, më e qetë dhe mbi të gjitha më frytdhënëse.
Ky nuk është një udhëtim për të gjetur “shpirtin binjak”, por për të kuptuar më mirë veten. Një mundësi për introspektivë, për të parë botën nga një këndvështrim tjetër, dhe për të kaluar një mbrëmje plot humor dhe reflektim të shëndetshëm.
Përgatituni për të qeshur, për të menduar, dhe për të lënë mënjanë çdo barrë të ditës—këtu jeni thjesht ju dhe të tjerët, në një bashkëbisedim plot jetë.
@arlindarecii
23 Nëntor
22:00
Hyrja e lirë!
Rezervime: +355684828588 / DM / WhatsApp.