
“Prezantim Rekomandimesh për Artin e Kulturën” me Çelik Rruplli dhe Pavjo Gjini
📅 Me 31 janar, ⏰ ora 18:00, në @tullaculture , Pavjo Gjini dhe Çelik Rruplli do të prezantojnë dokumentin e rekomandimeve ligjore të depozituar në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Eja njihu me politikat e synuara për të ardhmen dhe bëhu pjesë e diskutimit!
Gjatë vitit të kaluar, UNAA ka luajtur një rol të rëndësishëm në kryerjen e studimeve 📚 dhe hartimin e raporteve 📑 mbi gjendjen e skenës së artit në Shqipëri. Ky proces është mundësuar falë gatishmërisë së artistëve, organizatave 🤝 dhe agjentëve të tjerë kulturorë, të cilët kanë ndarë hapur problematikat dhe kanë kontribuar me besimin e tyre për të marrë pjesë aktive në këtë nismë.
Ky bashkëpunim ka qenë i pasuruar nga puna e ekspertëve tanë dhe nga mbështetja e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit🏛️, me të cilën kemi realizuar një sërë takimesh të rëndësishme. Këtu përfshihet konferenca madhore “Drejt politikave novatore në art dhe kulturë” si dhe takimet e punës “Zërat e Kulturës” , të cilat parashikuan takime të dedikuara për sektorë të ndryshëm kulturorë, si: artet pamore , teatri , libri , baleti , muzika 🎶, dhe të tjera.
Materialet dhe përfundimet e mbledhura nga këto takime u analizuan dhe u punuan me kujdes nga ekipi ynë, në bashkëpunim me grupin e punës pranë Ministrisë. Si rezultat, ekspertët Pavjo Gjini dhe Çelik Rruplli hartuan raporte të mirëfillta rekomandimesh, të cilat janë një bazë solide për reformimin e kuadrit ligjor dhe për zhvillimin e një qasje bashkëkohore 🌐 dhe efektive nga institucionet përgjegjëse për artin dhe kulturën.
Në vijim, të gjitha këto rekomandime, tashmë të dorëzuara në Ministri nga UNAA, do të prezantohen për publikun nga vetë ekspertët Pavjo Gjini dhe Çelik Rruplli, duke shërbyer kështu si një hap vendimtar ✅ drejt dialogut dhe veprimeve konkrete për të avancuar skenën e artit në Shqipëri!
