VR – “Eternelle Notre-Fame” dhe “Emperor” te “Kub France Tirana”
Ju prezantojmë eksperiencat e reja VR që do mund t’i ndiqni në KubFranceTirana përgjatë muajit dhjetor! 🌟🕹️
Nga 13-22 dhjetor, ju ftojmë në dy udhëtime virtuale:
✨ EMPEROR: Një përvojë ndërvepruese e cila ju fton brenda mendjes së një babai me afazi, ku bashkë me vajzën e tij, eksploroni peizazhin e mendjes së tij përmes vizatimeve monokrome. Një përvojë narrative që zgjon zemrën dhe mendjen! 💭
✨ ÉTERNELLE NOTRE-DAME: Udhëtoni përmes kohës dhe hapësirës, dhe zbuloni historinë mahnitëse të Katedrales Notre-Dame, nga Mesjeta deri tek restaurimi i sotëm. Bëhuni pjesë e ringjalljes së një monumenti legjendar! 🏰
🎟️ Ejani në KubFranceTirana dhe anëtarësohuni për t’i përjetuar këto eksperienca unike!
#VirtualReality #KubFranceTirana #institutfrançais #piramidaetiranës #innovationhubtirana #vr #almanart