Promovim i librit “Kostumografia në Art” nga dr. Merita Toçila
Të enjten, 14.11.2024, në orën 11:30, organizohet nga Qendra e Studimit të Arteve, pranë Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në sallën “Aleks Buda”, në @akademia_shkencave prezantimi i monografisë “Kostumografia në Art” nga dr. Merita Toçila, me konsulencën shkencore të prof. dr. Dhorka Dhamo, akad. asoc. Stefan Çapaliku, prof. dr. Ferid Hudhri. Studimi hedh dritë mbi lidhjen e artit pamor me veshjen, si një rrëfim i historisë së kostumit nëpërmjet historisë së artit nga antikiteti deri në ditët e sotme në hapësirën mbarëshqiptare: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Artistët e Diasporës, Arbëreshët e Italisë, Arvanitasit e Greqisë dhe ishujve përreth. Përmes veprave të artit kuptojmë se lidhja mes artistëve të çdo kohe me traditën dhe veshjet ka qenë një marrëdhënie e vazhdueshme, e natyrshme dhe shpesh sugjestive. “Kostumografia në Art” mund të shihet dhe si një pasqyrë e kontributit të artistëve nëpër kohë, duke filluar nga artistët anonimë të lashtësisë deri në ditët e sotme me artistët bashkëkohorë, për ruajtjen dhe evidentimin e vlerave tona kombëtare. Ju mirëpresim për të mësuar më shumë dhe për të bashkëbiseduar me autoren, me moderimin e akad. asoc. Stefan Çapaliku.