Search
Close this search box.

Promovimi i “Pararoja” te “Bulevard Art Media Institute” Tiranë

Pararoja: Publication Launch

Me datë 7 Qershor 2024, ora 19:00 tek Bulevard, jeni të ftuar në prezantimin e publikimeve më të reja të shtëpisë botuese Pararoja. Në këtë edicion kanë kontribuar artistët: Dea Shubleka, Samela Balazi dhe Zeni Alia.

Dea Shubleka sjell botimin me titull “Erdha Unë”, një hulumtim personal mbi marrëdhenien e saj në raport me shoqerinë moderne në të cilën jetojmë.

Samela Balazi ka realizuar botimin me titull “Fragment”, projekt që paraqet skena të ndryshme të përditshmërisë dhe pjesë intime të kujteses së saj personale.

Zeni Alia vjen me librin “Artificial Lake”, i cili përmbledh në ketë botim, pamje jo konvencionale të peisazhit uban, të shkrepura rreth liqenit Artificial të Tiranës.

Pararoja është një shtëpi botuese e pavarur e themeluar në vitin 2020 nga Olson Lamaj në përgjigje të nevojës për të promovuar tregimet e artistëve pamor në formën e fanzines. Çdo numër i revistës i kushtohet një artisti apo artisteje bashkëkohore, të cilët ndajnë gjetjet e tyre për një histori të veçantë vizuale që ata kanë hulumtuar. Zine-t që publikon Pararoja, prodhohen në sasi të kufizuar dhe printohen si fotokopje bardhë e zi. Projekti synon të eksplorojë mundësitë alternative editoriale të ofruara nga libri i artistit, fanzinat, posterat dhe materialet e tjera artistike të prodhuara vetë.

Pararoja: Publication Launch
On June 7 2024, 19:00 at Bulevard, you are invited to the presentation of the latest publications from Pararoja publishing house. This edition features contributions from artists: Dea Shubleka, Samela Balazi, and Zeni Alia.

Dea Shubleka presents the publication titled “Erdha Unë”, a personal exploration of her relationship with the modern society we live in.

Samela Balazi has created the publication titled “Fragment”, a project that portrays various scenes from daily life and intimate pieces of her personal memory.

Zeni Alia comes with the book “Artificial Lake,” which in this edition compiles unconventional views of the urban landscape captured around the Artificial Lake of Tirana.

Pararoja is an independent publishing house founded in 2020 by Olson Lamaj in response to the need to promote visual artists’ stories in the form of fanzines. Each issue of the magazine is dedicated to a contemporary artist who shares their research on a particular visual story they have explored. The zines produced by Pararoja are made in limited quantities and printed as black and white photocopies. The project aims to explore alternative editorial possibilities offered by the artist’s book, fanzines, posters, and other self-produced artistic materials.

Date

07/06/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

"Bulevard Art Institute"
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart