“Punishte e Teatrit” nga Grupi “Ata” Kamëz
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të na bashkoheni në punishtet e teatrit gjatë muajve janar-shkurt 2025 pranë hapësirës së grupit tonë. Për ta vazhduar traditën e teatrit tonë alternativ zhvilluar tashmë prej një dekade, si dhe me dëshirën për ta përcjellë atë ndër të rinj të tjerë, në fillimviti do të ndërmarrim një seri klasash teatri me ushtrime praktike dhe leksione që do të rrokin metoda dhe qasje të ndryshme teatri në realitete lokale të tjera. Teatri i Atyre synon të krijojë një hapësirë miqësie, të sigurtë dhe të pasur me kreativitet për të gjithë të rinjtë e të rejat e Kamzës të cilët/cilat duan të kultivojnë fuqinë e tyre shprehëse, aftësitë aktruese dhe mendimin kritik.
Me mentorim të Klodian Gjonpalaj (aktor, student e aktivist), punishtet do të zhvillohen njëherë në javë për gjashtë javë radhazi, në qendrën e re të grupit tonë në Bathore.
Ftojmë të rinj e të reja të kësaj zone, si dhe lagjeve të tjera të Kamzës të na shprehin interesin në lidhjen në bio⤴️
Për lehtësi komunikimi, mundeni të na shkruani në këtë numër në applikacionin Whatsapp:
+355685741829