Rafti festiv me libra te Librari Valentini
“Kur Viti i Ri 2024, fringo
shkruan mbresën e tij në avull
mbi xhamin e një taksie:
“Asgjë nuk ka ndryshuar, budall!” – Elvin Nuri
Për ata që ende nuk e kanë ndarë dhuratën që do bëjnë!!
Të shtunën, 12:00 – 17:00, në sheshin para Librarisë Valentinit, do të mbajmë një panair të vogël, të përkryer për tërë “lexuesit e minutës së fundit” po dhe për të gjithë ata që ende nuk e dinë çfarë duan (po flasim për kë edhe pas dy javësh ende sheh dyshues në çdo kuti dhuratash).
Do të mund të rrëmoni mes propozimeve tona teksa ngrohni duart dhe kraharoni me verë të nxehtë dhe biskota nga Hana Caffè Tirana –
Miku ynë Elvin Nuri, do të jetë me ne për të ndarë disa nga tekstet poetike inedite që priten të botohen në vitin 2025 #dropthemic.
E shtuna do të jetë një ditë e bukur me diell, në të cilën planifikojmë të rishihemi dhe një herë të fundit para ardhjes së një viti të ri, i cili do të sjellë plot tituj të tjere me vete.
Mos e humbisni – do kënaqemi!