“Rebelimi ndaj institucionit arkivues si shuarje e kujtesës kolektive” në Elbasan
Ditën e hënë, 18 nëntor 2024, ora 18:00, në Teatrin “Skampa” të Elbasanit @teatri.skampa , Qendra e Studimit të Arteve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë @akademia_shkencave organizon në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit @bashkiaelbasan debatin publik “Rebelimi ndaj institucionit arkivues si shuarje e kujtesës kolektive”, drejtuar nga studiuesja e teatrit, dr. Anxhela Çikopano @cikopanoanxhela, si pjesë e iniciativës së pasurimit të arkivave në zbatim të gjetjeve të kërkimit shkencor për arkivat teatrorë në Shqipëri. Ju mirëpresim të bëheni pjesë e debatit!