Seminar “Për një rrjet institucionesh kulturore midis Pulias dhe Shqipërisë” te Arkivi Qendror Shteteror i Filmit
Sesioni i dytë i seminareve në kuadër të projektit “Për një rrjet institucionesh kulturore midis Pulias dhe Shqipërisë” midis Fondazione Gramsci di Puglia dhe Arkivit Qendor Shtetëror të Filmit, do të mbahet në AQSHF më 12 dhe 13 dhjetor 2022, nga nga prof. Nicola Barbuti nga DABIMUS Srl, qendër që kryen veprimtari kërkimore dhe mësimore në shkencat bibliotekare dhe të informacionit, trashëgiminë kulturore dixhitale, shkencat humane dixhitale, historinë e librit antik, historinë e librave dhe botimeve, historinë e censurës së librit.
✅ 12 dhjetor 2022 🕒 10.00 – 13.30 dhe 14.30-16.00
Duke u nisur nga teknologjia moderne, seminari fokusohet në disa risi në metodat dhe teknikat e dixhitalizimit të trashëgimisë, bazuar në një qasje për krijimin e një mentaliteti dixhital, i cili në të ardhmen do të gjenerojë profesionistë të aftë për të menaxhuar trashëgiminë dixhitale.
Gjendja e artit të dixhitalizimit. Bibliotekat digjitale; zgjidhje 3D; Europeana; projektet në vazhdim: koncepti, praktikat më të mira, qëllimet, efektet dhe ndikimet në komunitetet e përdoruesve.
✅ 13 dhjetor 2022 🕒 10.00 – 13.30 dhe 14.30-16.00
Dixhitalizimi në perspektivën e së ardhmes dixhitale si fenomenologji kulturore; ndërgjegjësimi për një kulturë dixhitale; mendësia dixhitale për përmirësimin e dixhitalizimit me fokus përdoruesin; aktivizimi i interesit për ndërveprim të avancuar të përdoruesit: përvoja dixhitale të vazhdueshme.
Hyrja e lirë!