Shëtitje Fotografike në Shkodër
Të Dielën, 24 Nëntor – ora 11:00, bashkohu me ne në Shëtitjen Fotografike të rradhës!
Pika e nisjes do të jetë te parku i “Shatërvanit” në Shkodër (pranë bashkisë), për të vazhduar më tej në Pedonale.
Kjo është një mundësi perfekte për të ushtruar aftësitë e tua të fotografisë, qoftë me smartphone, kamera analoge apo digjitale. 📸
Tema do të jetë: Fotografojmë momente përgjatë Pedonales së Shkodrës, ku do të përqendrohemi te arkitektura & detajet historike, kafenetë & jeta sociale, lëvizja e qytetarëve me bicikleta, etj.
Shihemi të Dielën! 😃
*Ky është një grupim vullnetar, ndaj kushdo që dëshiron të marrë pjesë është i mirëpritur!