Shfaqja “Zonjushë Plastika” nga Teatri i Kukullave

Këtë fundjavë në Sallën “Tonin Harapi” në Liceun artistik “Jordan Misja” do të ndiqni:😊✨
Shfaqja Premierë ” Zonjushë Plastika” 😍
24 Dhjetor , E Shtunë, Ora 10 : 30, 11 : 30 ⏲
25 Dhjetor , E Dielë, Ora 10 : 30, 11 : 30 ⏲
Zonjushë Plastika, materiali më i përdorur nga njerezit, takohet me personazhet më të dashur të fëmijëve. Nga këto takime,ajo kupton se pavarësisht përhapjes së saj në botë, ajo është e dëmshme dhe shumë e rrezikshme për fëmijët,njerezit dhe mjedisin. Njëbrirëshi i bën asaj të ditur se materiali i saj dhe ngjyruesit e hedhur mbi të janë shumë të dëmshme për fëmijët. Gjumashët e Reve e kritikojnë për dëmtimin e atmosferës për shkak të kimikateve që lëshon përbërja e saj. Sirenat ankohen për gjallesat e ngordhura për shkak të plastikës së përtypur. Ngrica Teprica është e alarmuar për shkak të ngrohjes globale si pasojë e djegies së materialeve të dëmshme si Plastika. Në fund,personazhi i Natyrës jep ndëshkimin e merituar për Zonjushë Plastikën por duke kritikuar edhe njerezit për përdorimin pa kriter të këtij materiali.
Ju njoftojmë se biletat mund të tërhiqen vetëm pranë Liceut artistik “Jordan Misja” cdo të shtunë dhe të diel nga ora 09:00-12:00. Nr. Cel 0694466699
Ju falenderojmë per mirëkuptimin.
Mosha e rekomanduar 6+
Çmimi i biletës : 100 Lekë

Tags: ,

Date

24 - 25/12/2022
Aktivitete të Përfunduara

Time

10:30 - 11:30

Cost

100 leke

Location

Liceu Artistik Jordan Misja
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart