

Shfaqje e dokumentarit mbi “Papirusin e Grazit” te BERK

Verën e vitit 2023 bota shkencore drejtoi vëmendjen nga një gjetje në Bibliotekën e Universitetit të Graz-it, Austri: një dyfletësh papirusi mund të provojë se në shek. III para K. nuk ka pasur vetëm libra në formë rrotulle, por edhe në formë kodiku, si libri i sotshëm. Informacionet e deritanishme e datojnë kodikun më të hershëm mes viteve 50-250 pas K. Fragmenti dyfletësh i Graz-it kthen vëmendjen nga periudha Ptolemaike e Egjiptit helenistik si kohë e “shpikjes” së librit me fletë të palosura dhe të lidhura nga njëra anë.
Ju presim të martën në orën 19:00!