

Station Talks: Manjola Lloja Bushati “Ose ne”
Manjola për ato që e njohin e nuk e njohin, ndër të tjera është një sociologe që hipotezën e saj mbi problemet që sjell mungesa e komunikimit përmbajtësor, vendosi ta tregojë pëmes një cikli me skica urbane.
‘’Ose ne’’, një libër për dashurinë..ose vetminë..për veten dhe tjetrin që ke nevojë ta ndjesh pranë, për mungesën dhe dyshimin, për dëshirën, frymarrjen e thellë dhe lehtësinë me të cilën duhet marrë vetja, tjetri, jeta.
Të enjten në në 19.30, për ‘’Station Talks’’ ju ftojmë të vini për me dëgju vargje kozmopolite, ndërsa ju mund të zgjidhni me lexu një letër dashurie, kujtim, apo pasazh të çmuar.
Një gotë verë e mirë për ata që zgjedhin ta marrin librin, e kështu veç për ta nisur mbrëmjen.