Takim krijues “𝖣𝖨𝖠𝖫𝖮𝖦 𝖬𝖤 𝖭𝖦𝖩𝖸𝖱𝖠𝖳 – SABRI TUÇI”

𝖣𝖨𝖠𝖫𝖮𝖦 𝖬𝖤 𝖭𝖦𝖩𝖸𝖱𝖠𝖳 – SABRI TUÇI *
𝘵𝘢𝘬𝘪𝘮 𝘬𝘳𝘪𝘫𝘶𝘦𝘴 𝘯𝘦̈ 𝘬𝘶𝘫𝘵𝘪𝘮 𝘵𝘦̈ 109 𝘷𝘫𝘦𝘵𝘰𝘳𝘪𝘵 𝘵𝘦̈ 𝘭𝘪𝘯𝘥𝘫𝘦𝘴

Të ftuar skulptorët: I𝐝r𝐢z B𝐀L𝐀N𝐈 / 𝐅l𝐨r𝐢n𝐚 𝐒H𝐀N𝐈

𝟲 𝘀𝗵𝗸𝘂𝗿𝘁 | 𝗼𝗿𝗮 𝟭𝟭:𝟬𝟬
📍 𝗛𝗼𝗹𝗹𝗶 𝗶 𝗤𝗲𝗻𝗱𝗿𝗲̈𝘀 𝗞𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗼𝗿𝗲 “A.Moisiu”

𝓙𝓮𝓷𝓲 𝓽𝓮̈ 𝓶𝓲𝓻𝓮̈𝓹𝓻𝓲𝓽𝓾𝓻 ❗️

* Gjatë gjithë jetës së tij Sabri Tuçi realizoi rreth 180 punime, kryesisht në allçi, gur, mermer e bronz. Nga dalta e tij kanë marrë formë për t’u përjetësuar gjithmonë figura e personalitete të njohura të historisë sonë si Skëndërbeu, Vrana Konti, Aleksandër Moisiu, Selam Musai, Mujo Ulqinaku, Nikolin Xhoja, zonja Curre etj.

Ai njihet si skulptor realist, diku-diku me një frymë neoklasike. Në vitin 1992, i akordohet titulli “Skulptor i merituar”, pas vdekjes.

Atij i njihet merita se ishte një nga nismëtarët e hapjes së galerisë së arteve figurative të Durrësit dhe përgjegjësi i parë i saj. Me punimin e tij për mbrojtjen e diplomës në Itali, ku u paraqit me skulpturën “Djaloshi shqiptar” mori vlerësime të shumta, aq sa arritën ta quanin Fidia shqiptar, ndërsa për sa i përket vlerave artistike të veprës, skulptura u konsiderua nga profesorët e tij si “Davidi shqiptar”, duke bërë paralelizmin me skulpturën e famshme të Davidit të Mikelanxhelos.

Përveç çmimeve të ndryshme të marra në Shqipëri ai është nderuar me medaljen e argjendtë në Bienalen e Aleksandrisë të mbajtur në Kajro të Egjiptit.

𝘱𝑜𝘴𝑡𝘦𝑟 𝑑𝘦𝑠𝘪𝑔𝘯 @bejdoert

#sabrituçi #sculptor

Date

06/02/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

11:00 - 13:00

Cost

Hyrje e lirë

Location

Teatri Aleksandër Moisiu Durrës
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart