Search
Close this search box.

Takim me autorin Clemens Meyer & përkthyesen Anna Kove “Letërsia gjermane në shqip”

Autori i suksesshëm gjerman 🇩🇪Clemens Meyer prezanton librin e tij të sapobotuar “Projektorët”, një epos mbi krizat e Europës dhe artin e rrëfimit, pjesë e listës për librin më të mirë gjerman 2024, dhe bisedon me përkthyesen e tij Anna Kove për librin “Nata, Dritat”, që i dha çmimin e fituesit të panairit të Leipzigut 2008.
📚
Personazhe të çuditshme mbushin tregimet e Clemens Meyer-it: një burrë i divorcuar që shpenzon të gjitha paratë në baste garash, duke shpresuar që të fitojë për shërimin e qenit të tij; boksierë, të burgosur, të pastrehë dhe ëndërrimtarë, që bredhin në qytetet e natës etj. Nëpërmjet ngjarjeve që zhvillohen në apartamente të vogla, në vende të braktisura, burgje dhe buzë lumit, Meyer-i godet realitetin e ashpër në kërkim të dritave që mund të shkëlqejnë në errësirë. Heronjtë e tij janë njerëz që luftojnë me jetën, kërkues të fatit që shpesh dështojnë, dhe figura të shqetësuara të natës. Nga çdo tregim i shkurtër i këtij vëllimi mund të bëhet një film i madh. Kandidat i listës për Man Booker International Prize 2017 dhe listës për International Booker Prize 2023, mbajtës i çmimeve më të rëndësishme letrare në Gjermani, Clemens Meyer është pa dyshim një nga zërat më përfaqësues të letërsisë bashkëkohore gjermane.

  • 00

    days

  • 00

    hours

  • 00

    minutes

  • 00

    seconds

Date

10/10/2024

Time

18:00

Location

Qendra e Librit
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart