Takim “Më mungojnë fjalët” me Pasquale Campanella te “Destil Creative Hub” Tiranë

MË MUNGOJNË FJALËT

Takimi me Pasquale Campanella
*do të mbahet në gjuhën italiane me perkthim shqip

“Fjalët dështojnë kur zgjedhim t’i mbajmë pyetjet të hapura, duke u ripërpunuar vazhdimisht.”

Në mungesë të fjalëve, zbatohet një ndryshim konteksti për t’iu shmangur formaliteteve të konsoliduara, duke ndjekur mundësinë e një gjuhe të re. Kapërceni njëgjuhësinë, kërkoni gjithmonë dallime dhe boshllëqe në punën artistike që hapin raste të reja kërkimi.

Pasquale Campanella, i lindur në Bari, Pulia, dhe i transferuar në Milano në 1976, filloi t’i jepte formë veprimeve performuese urbane, në vite të karakterizuara nga militantizëm i fortë politik. Ndër vite ai ka ndërthurur trupin dhe zërin e tij në hapësirën publike të protestës me kërkimin personal artistik, të promovuar nga sistemi i artit. Nevoja për të eksploruar gjithashtu kuptimin politik të të qenit artist në një sferë publike e shtyn atë të punojë në botën sociale, për të krijuar grupin Wurmkos në 1987. Një laborator territorial kolektiv dhe i përhershëm, i karakterizuar si një hapësirë e rrjedhshme dhe e hapur, e aftë për të përfshirë subjekte të ndryshme, një vend për të ndërtuar ndryshim.

Në Tiranë, Campanella do të prezantojë një histori kërkimi mbi atë që ne e quajmë prodhimi i hapësirave të përbashkëta, si një proces dhe si një praktikë arti që rindërton marrëdhëniet shoqërore dhe format e bashkëpunimit.

“Më mungojnë fjalët” është takimi me artistin, në kuadër të projektit Living Bridges të grupit Wurmkos, i porositur nga Instituti i Artit dhe Medias Bulevard, mes Tiranës dhe Sesto San Giovanni dhe i mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë.

Date

25/03/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Destil Creative Hub

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart