Takim për përkthimin e librave në italisht të Virgjil Muçit te “Instituti Italian i Kulturës” Tiranë
Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të rinovojë bashkëpunimin me 𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧𝐢𝐚 𝐋𝐞𝐭𝐭𝐞𝐫𝐚𝐫𝐢𝐚, dueke prezantuar përkthimin në gjuhën italiane të romaneve 📚 të autorit 𝐕𝐢𝐫𝐠𝐣𝐢𝐥 𝐌𝐮𝐜̧𝐢.
🔹Takimi do të ketë si protagonist një prej autorëve më përfaqësues të panoramës letrare aktuale shqiptare dhe synon të udhëheqë publikun në një ekskursus interesant dhe magjepsës në histori që kujtojnë periudha vendimtare, të cilat kanë shënuar historinë e Shqipërisë. Virgjil Muçi me shkrimin e tij të rafinuar, rrëfen ankthet e shpirtit njerëzor në Vendin e Shqiponjave, të projektuar drejt së ardhmes dhe të lidhur me atë fill të pëhershëm që e tërheq tek e shkuara.