theatre tirana

Teatri “Koncerti” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë

‼️KONCERTI‼️

Sipas romanit “ Një engjëll veshë me frak ” i autorit Stefan Çapaliku

Regjia dhe dramatizimi: GIACOMO PEDINI

Me aktorët: Helidon Fino, Laert Vasili, Ilirda Bejleri, Matia Llupa, Ismail Shino

Regji ndriçimi: Stefano Laudato
Skenograf: Beqo Nanaj
Kostumograf: Sofi Kara
Kompozitor: Rafael Marinaj
Asistent regjisor: Endriu Hysi

Një produksion i Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, Tiranë

🗓️ 14-17 nëntor
🕔 20 : 00
📍 Salla 150, arTurbina, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Orari i biletarisë: 🎫 E martë – E Diel
🕔 10:00 -13:00 dhe 17:00 – 20:00

• Ose rezervoni në: ☎️ 0695717746

Ngjarjet vendosen në Shkodrën e viteve pesëdhjetë. Evropa është e ndarë në dy blloqe politiko ideologjike. Në Shqipërinë e dominuar nga Enver Hoxha, një burrë bie nga ballkoni dhe vdes. Aksident? Vetëvrasje? Në diktaturë “nuk ka” vetëvrasje. Kush ishte ky njeri i quajtur Pol Gjakova? Ai ishte kompozitor. Çfarë do të thotë të jesh kompozitor në diktaturë? Të kompozosh çfarë dhe për kë në Shqipërinë e viteve ‘50, apo sot në Evropë?
Ja pra Shkodra e atyre viteve. Një qytet i tërë ndërton teatrin e ri dhe vë në skenë një opera me pjesëmarrjen e të gjithë banorëve të udhëhequr nga Pol Gjakova, dhe jo nga Udhëheqësi i tyre politik. Pse këta burra e gra vendosën ta bënin këtë? Ndoshta sopranoja Klara Deda e dinte se kështu mund të gjente më në fund dinjitetitn e saj. Ndoshta Aktori shpresonte t’i kujtonte vetes shijen e lirisë, si Egmont, heroi i Beethoven. Ndoshta Poeti kishte nevojë të ndjente sërish iluzionin e të qenit artist, ndërkohë që ishte shërbëtor i diktaturës, që ashtu siç manipulonte fjalët, ashtu edhe spiunonte miqtë. Ndërkohë, për inspektorin Dhimitër Dine e gjithë kjo histori është e rrezikshme sepse dëshirat e lira janë të rrezikshme. Po Pol Gjakova, pse i udhëhoqi të gjitha këto? Ai u rrah por ai kompozoi. Ai u spiunua por ai punoi. Ai u sulmua, por ai drejtoi një orkestër amatorësh. Ai vuri në skenë operën e tij “Diella” pastaj u rrëzua. Po tani për ne çfarë mbetet nga ajo luftë?

Tags: ,

Date

14 - 17/11/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

20:00 - 20:00

Location

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart