Teatri “Kush do të kujdeset për mua” te Teatri “Metropol” Tiranë
🎭 “Kush do të kujdeset për mua” 🎭
“Kush do të kujdeset për mua” është një dramë që eksploron temën e humanitetit në situata të tmerrshme dhe të pasigurta. Vend-veprimi zhvillohet në një dhomë të izoluar ku tre burra – një irlandez, një amerikan dhe një anglez – mbahen peng në Lindjen e Mesme. Ndërsa luftojnë me frikën, dëshpërimin dhe pafuqinë, ata krijojnë një lidhje të fortë duke ndarë historitë dhe kujtimet për të ruajtur shpresën dhe qëndrueshmërinë shpirtërore. Nëpërmjet humorit dhe tragjedisë, drama na paraqet fuqinë e shpirtit njerëzor për të mbijetuar në rrethana ekstreme.
🎬 Ekipi Kreativ:
– Regjisor: Xhuliano Brisku
– Aktorët:
– Amri Hasanlliu
– Brendi Bega
– Urim Aliaj
– Përkthyesja: Esmeralda Stafa
– Kompozitor: Klevis Delibashi
– Kostumet/Skenografia: Dhespina Cani
– Videoart: Florian Agalliu
📅 Në datat: 4-5-6 Nëntor
🕖 Ora: 19:00 ⏰
(Për publikun mbi 16 vjeç) 🔞🎭
Ju ftojmë të rezervoni biletat tuaja në numrin ☎️ +355 67 227 0668