Date

25 - 26/05/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

10:30

Location

Liceu Artistik Jordan Misja

Teatri për fëmijë “3 Musketierët” te Liceu Artistik “J.Misja” Tiranë

Vetëm në një kohë te shkurtër, sezoni artistik i teatrit ka rritur jo vetëm cilësinë por edhe numrin e premierave të vëna në skenë për fëmijët ngado në rrethe si dhe në kryeqytet.
Janë “Tre Muskëterët” që tashmë kanë trokitur në skenën tonë për të treguar historitë e tyre mjaft interesante. Një shfaqje plot muzikë, ngjyra, energji qe do ti fali femijeve shume kënaqësi. Ejani në fundjavë dhe zbuloni historinë e personazheve tona!

D’Artagnan, një i ri nga Gaskonia, shkon në Paris për të arritur ëndrrën e tij për t’u bërë Musketer. Musketerët janë grada me e lartë e ushtrisë personale të mbretit. D’Artagnan synon t’i sjellë një letër që garanton karakterin e tij udhëheqësit të musketierëve. Fatkeqësisht, ai e humb letrën e prezantimit dhe përfshirja te musketerët I bëhet edhe më e vështirë.
Tani D’Artagnan duhet të ndeshet me tre musketierë me ndikim, Athos, Porthos dhe Aramis, të cilët sfidojnë D’Artagnan në një duel. Të katër bëhen miq aq të ngushtë pas kësaj ngjarje pasi kuptojnë kush ishte fillestari I kësaj ndeshje , sa kur D’Artagnan shërben si kadet, gjë që duhet ta bëjë para se të bëhet musketier, secili nga miqtë e tij merr me radhë detyrën e rojes me të. D’Artagnan bashkohet me Musketeers.
Katërshja lufton rojet e kardinalit dhe bëhen miq të ngushtë. Edhe pse ai nuk është ende një Musketeer me përvojë, d’Artagnan shpejt e gjen veten në një mision top-sekret për princeshën.
Ai duhet të ribashkojë të tre musketierët që të mundet të luftojë, sepse siç thotë dhe motoja e tyre; ‘Të gjithë për një dhe një për të gjithë’.
Një histori plot aventura, adrenalinë dhe mbi të gjitha plot mesazhe të forta pë miqësinë, jetën dhe heroizmin. Aventurat e katër shokëve që na tregojnë dhe se motoja e tyre ‘Të gjithë për një dhe një për të gjithë’, mund te mbahet deri në fund.

Këtë të fundjavë në Sallën “Tonin Harapi” në Liceun artistik “Jordan Misja” do të ndiqni:

Shfaqja Premierë “Tre Muskëterët” ⚔😍

25 Maj , E Shtunë Ora 10 : 30 ,11 : 30⏲
26 Maj , E Dielë , Ora 10 : 30,11:30

Ju njoftojmë se biletat mund të tërhiqen vetëm pranë Liceut artistik “Jordan Misja” çdo të shtunë dhe të diel nga ora 09:00-12:00. Nr. Cel 0694466699
Çmimi i biletës 100 Lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart