Teatri per femije “Behu trim pinguin i vogel” te Teatri Kombetar Eksperimental “K.Spahivogli” Tirane

” BËHU TRIM PINGUIN I VOGËL ”

🗓️ 8,9,10,11,15,16,17,18,22,23,24,25,29 shkurt 2024

⏰ 1️⃣0️⃣ : 3️⃣0️⃣

🧒 3 – 9 Vjeç

Regjia dhe koreografia : Semela Skënderasi
Performues : Valentina Myteveli, Erta Sina, Denis Duro, Semela Skënderasi
Skenografia : Beqo Nanaj
Kostumet : Sofi Kara
Teksti : Valentina Myteveli
Video art : Renato Aliçkolli

“Bëhu trim pinguin i vogël” ka në qendër pinguinin Pip – Pip, i cili ka frikë nga uji.
Të gjithë pinguinët kënaqen duke luajtur në det – përveç pinguinit të vogël Pip Pip. Po sikur
uji të jetë shumë i ftohtë , ose të mos notojë dot, madje më keq , po sikur të ketë monstra në
thellësitë e detit ?
Pinguinët e tjerë qeshin me Pip Pipin, por nëna e tij e dëgjon kur flet për frikën ndaj ujit,
dhe gradualisht fillon t’a inkurajojë që të marrë në konsideratë gjërat e bukura që deti ofron
si : ngrohtësinë, argëtimin dhe miqësinë.
Pip Pip luan me Fokën e Vogël në dëborë; duke bërë gara me njëri tjetrin ata argëtohen dhe
hidhen në det. Më pas afrohet Ariu Polar , i cili ashtu si Pip Pipi ka frikë nga uji. Pinguini i
vogël Pip Pip tashmë nuk ka më frikë dhe e ndihmon Ariun Polar ,ashtu si shokët dhe nëna e
tij e ndihmuan atë.

Date

15 - 18/02/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

10:30 - 10:30

Location

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart